QKUK funksionalizon ambulancat për triazhim të pacientëve me COVID-19

17:32 | 12 Shtator 2021
KRG

Me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe marrjes së shërbimeve mjekësore nga pacientët me COVID-19, QKUK ka funksionalizuar ambulancat COVID-19, të cilat do të bëjnë triazhimin e pacientëve.

Të gjithë pacientët  e konfirmuar dhe ata të dyshuar për COVID-19, duhet të drejtohen fillimisht  në ambulancat e triazhimit të rasteve COVID-19, të cilat ndodhen  në objektin e ish-ambulancave specialistike në Klinikën e ORL  dhe Oftalmologjisë.

Stafi mjekësor është i përbërë nga specialist infektologë, specialist pulmologë, dhe specializantë, e staf infermieror.

Ambulancat ofrojnë kushte komode si për stafin ashtu edhe për pacientët dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore.

Poashtu është zhvilluar edhe platforma elektronike e cila mundëson që në kohë reale të shihet numri i vendeve të lira nëpër klinikat COVID-19 të QKUK-së.

Pas kontrollit nga mjeku specialist, pacientët sipas nevoje spitalizohen në klinikat COVID-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme