QKUK blen perde e tepihë

14:11 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shtretër të prishur, dyer të thyera e papastërti në çdo skaj.

Kjo është pamja me të cilën ballafaqohet çdo kush që shkon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

E sikur të ishin këto problemet e vetme QKUK kishte vendosur që një shumë të konsiderueshme të parave ta shpenzojë diku tjetër.

Mbi 5 mijë euro nga buxheti i konsoliduar i shtetit të Kosovës ishin planifikuar të shpenzoheshin në tepih e perde për QKUK-në.

Për kontratën “Furnizim me tepih dhe perde për Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës” ishin planifikuar të shpenzoheshin 5 mijë e 286 euro.

E pas hapjes së tenderit të interesuara u paraqitën 4 kompani, ndërsa fituese doli kompania, “N.P.T. “Arhing”, nga Prishtina.

Kjo e fundit kishte ofruar çmimin më të ulët për 979 euro e 60 cent.

Ndërsa tri kompanitë e tjera ofruan çmime prej 1 mijë e 100 deri në 3 mijë e 400./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme