Muaj më parë u bë publike se edhe dorëzat mungojnë në QKUK.
Edhe gjilpëra e barnat elementare shpesh herë nuk gjenden aty.
Por së fundi ky Institucion ka bërë një furnizim me pajisje mjekësore, shkruan arbresh.info.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë një furnizim me titull “Furnizim me pajisje mjekësore për nevojat të Njësive organizative të QKUK-së”Grupi –II”.
E për të ishte planifikuar të shpenzohej shuma prej 285 mijë euro.
Por pas hapjes së tenderit kishin aplikuar 10 kompania duke ofruar shuma më të vogla sesa ajo që ishte paraparë.
Fituese kanë dalë kompanitë “NPT” Medica” Sh.p.k” dhe ” Agani L.t.d ” Sh.p.k” të dyja nga Prishtina.
Kompania e parë kishte ofruar shumën prej 42 mijë e 120 euro ndërsa kompania e dytë 42 mijë e 768 euro./arbresh.info/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...