Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 në Klinikën e Onkologjisë janë kryer 50 mijë vizita.
Kurse sipas regjistrit të klinikës, ka pasur 2 mijë raste të reja me kancer.
Në Repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale, përcjell Arbresh.info
Kurse në repartin e Radioterapisë janë ofruar 31 mijë shërbime ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë.
Në këtë klinikë poashtu, janë ofruar 2 shërbime të Brakiterapisë, disa prej aplikimeve te brakiterapisë,anë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.
Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka realizuar rreth 11mijë shërbime përgjatë vitit 2023.
Gjithashtu në klinikë janë realizuar rreth 600 seanca të të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë.
Në klinikë kanë qenë të shtrirë, 820 pacientë
Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ShSKUK, po zbatohet projekti për rinovim të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë.
Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike.
Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...