Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të vdekjes së katëvjeçares nga Gjakova.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, ka vdekur si pasojë e Sepsës.
“Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se nga Spitali i Gjakovës, është kërkuar raporte të detajuara të cilat do të shqyrtohen.
“ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, theksohet në komunikatën për media.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë edhe detaje tjera rreth trajtimit të vogëlushes.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova, sqaron, se e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore, rreth orës 15:00, të datës 17 shkurt 2024, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja sjellët nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse”.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës