Sipas të gjeturave të këtij hulumtimi thuhet se një shumicë e madhe e komiteti serb në veri të vendit nuk e ndjejnë vetën të sigurtë. Kjo për shkak të politikave të këqija në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Për shumicën dërmuese të qytetarëve, Policia e Kosovës perceptohet si një nga institucionet më të besueshme në Kosovë.
Shpat Balaj, nga QKSS ka thënë se politika e keqe mes te dyja vendeve ka bërë që komiteti serb të mos ndjehet i sigurte.
“Kompleksiteti i rrethanave politike mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë hendeku mes institucioneve të Kosovës dhe komunitetit serb. Këto marrëdhënie kanë bërë që mos të ketë bashkëpunim zyrtar mes policisë së Kosovës dhe asaj serbe. Qytetarët duke e para lidhjen mes strukturave kriminale me policinë e Kosovës në atë anë instinktivisht e lidhin policinë e Kosovës me krimin e organizuar. Disa parti politike dhe individë në atë anë të ndryshëm e kanë një tendencë që çdo operacion që kryhet në veri e shohin si shtypje të komunitetit serb. Edhe vizita e presidentit së Kosovës në veri të vendit është konsideruar si një provokim”, u shpreh Balaj.
Sa i përket korrupsionit, 73.3% e serbëve të Kosovës, mendojnë që Policia e Kosovës është e korruptuar.
“Tek jugu i mirëpresin edhe njësitë tjera të Policisë së Kosovës. Janë disa figura të krimit të organizuar që kanë krijuar një pushtet shumë të madh te serbët në veri një nga ta është Milan Rajdoncic. Veriu i vendit ka qenë subjekt i shumë sulmeve dhe rasti i fundit është vrasja e Oliver Ivanonvic i cili ironikisht ka paralajmëruar vdekjen e tij duke e pasur të pamundur të mbrohet. Serbia tani më është duke e bëra ndarjen e serbëve besnik dhe atyre tradhtarë në Kosovë. 4.7 përqind e të anketuarve, të komunitetit serb i besojnë Policisë së Kosovës. Ndërsa sa i përket korrupsionit komuniteti serb e sheh Policinë e Kosovës si institucionit më të korruptuar”, tha ai.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, tha se serbët e veriut nuk mund t’i konsiderojnë ata si armiq.Sipas tij punë policore e rëndojnë shumë marrëveshjet politike mes shtetit tonë dhe atin serb.
“Nëse dalim se kemi besueshmëri rreth 4.7 për qind pjesa prej 90 për qind i bie që janë armiq të Kosovës por kjo nuk qëndron. Sa herë flasim për sigurinë flasim për një çështje ndjenje edhe PK-ja me mekanizmat e saj bën përpjekje vazhdimisht që ta ngritë këtë ndjenjë të qytetarëve.”/arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës