Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), pas shqyrtimit me kujdes të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunës Seksuale në lidhje me Konfliktin, ka shprehur shqetësimin e thellë për anashkalimin e Kosovës sa i përket krimeve të dhunës seksuale.
QKRMT më 12 prill 2018 ka parashtruar një kërkesë për informacion pranë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithsëm të OKB –së mbi Dhunën Seksuale në Konflikt, Pramila Patten of Mauritius, mbi arsyet se pse Kosova është lënë jashtë këtij raporti, edhe pse ekzistojnë disa raporte të agjensioneve të OKB-së që reflektojnë mbi zhvillimet në vend dhe raporti i kohëve të fundit i Amnesty International “Plagë që djegin shpirtin”.
Kjo kërkesë e QKRMT për informacion drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i është dërguar edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch për të kërkuar mbështetjen e tyre për këtë çështje shumë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend dhe progresin institucional sa i përket verifikimit dhe dokumentimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë, QKRMT ka rekomanduar që Kosova të përfshihet në raportin S/2018/250 për të dhënë një pasqyrë më të gjerë të situatës së të mbijetuarve në rajon.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...