Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka bërë të ditur se i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare për ndyshim të procedurave dhe lirim të përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.
Në njoftimin e Qendrës thuhet se kanë kërkuar edhe aplikimin e masave alternative në vend të paraburgimit, shkruan arbresh.info.
“Në kohën e Pandemisë Covid-19, shumica e shteteve qoftë në rajon, Evropë apo edhe më gjerë kanë shfrytëzuar mundësitë ligjore ekzistuese, apo kanë vepruar përmes akteve të reja/ndryshimeve në legjislacionin përkatës duke adresuar këtë nevojë, ashtu që numër i madh i të dënuarve kanë përfituar nga lirimi nga dënimit, pezullimi i dënimit, falja, amnistia etj.
Legjislacioni aktual që rregullon këtë kornizë në Kosovë nuk ofron ndonjë mundësi për veprime të tilla, si zgjidhje e vetme mbetet mundësia që përmes nismes për ndryshime ligjore të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (LESP) apo me akt të veçantë (Ligj për Amnisti etj.) të adresohet kjo çështje në mënyrë që një numër i të dënuarve të mund të përfitojnë dhe kështu të adresohet kjo problematikë edhe në institucionet korrektuese në Kosovë në kushtet e pandemisë.
Me këtë rast, QKRMT i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.
Ditë më parë, QKRMT i ka propozuar edhe Ministrisë së Drejtësisë një nismë të tillë. Po ashtu QKRMT ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor dhe Gjykatat Themelore, aplikimin e masave alternative në vend të paraburgimit, me qëllim të zvoglimit të numrit të paraburgosurve”, thuhet aty./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë