QKRMT-ja kërkon të hetohet vdekja e 26-vjeçarit

14:44 | 4 Maj 2020
Arbresh.info

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka reaguar pas humbjes së jetës të të riut 26 vjeçar i cili ra nga kati i pestë i një konvikti në karantinën e Qendrës së Studentëve.

QKRMT ka kërkuar nga të gjithë hallkat e institucioneve përgjegjëse që me prioritet t’i hetojnë rrethanat e kësaj vdekjeje trishtuese deri në detajet më të hollësishme

“QKRMT me keqardhje mori lajmin për humbjen e jetës së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, e cila tashmë është kthyer në qendër karantinimi, me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID-19. Konsiderojmë që, përgjegjësia institucionale në parandalimin e pandemisë, njëkohësisht është edhe përgjegjësi e dyfishtë për sigurimin e jetës së të karantinuarve përtej rreziqeve pandemike. Si organizatë, e cila monitoron të drejtat e personave të privuar nga liria, e që në rastin në fjalë personi ishte i privuar nga liria, QKRMT kërkon publikisht nga të gjitha hallkat e institucioneve përgjegjëse që me prioritet t’i hetojnë rrethanat e kësaj vdekjeje trishtuese deri në detajet më të hollësishme”, ëshëtë thënë në reagimin e QKRMT-së.

QKRMT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve të viktimës, duke shpresuar në ngritjen e përgjegjësisë dhe profesionalizmit institucional, në mënyrë që raste të tilla të mos na përsëriten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme