Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren pritet që së shpejti të furnizohen me teste RT-PCR.
Ketë e konfirmon për arbresh.info Alban Begolli, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit.
Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka të gjitha kapacitet e nevojshme për realizimin e këtyre testeve në QKMF-të.
“Më 9 nëntor në kuadër të takimit të organizuar të Asociacionit te Komunave të Kosovës ku ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetësisë Publike kanë mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa Komuna e Prizrenit në këtë takim ka propozuar që testet RT-PCR mi organizuar edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Prizrenit. Komuna e Prizrenit ka qenë e vetmja që ka thënë se e i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për realizimin e këtyre testeve”, tha ai.
Begolli thotë se, këtë ua ka lejuar edhe Ministria e Shëndetësisë, dhe presin që të furnizohen me teste së shpejti.
“Ndërsa më datën 20 nëntor Ministria e Shëndetësisë përmes udhëzimit administrativë ka lejuar që testet të realizohen në kujdesin parësorë shëndetësorë të Prizrenit. Ndërsa, pritet që së shpejti të furnizohemi me teste dhe të fillojnë proceduarat”, ka thënë ai.
Ndryshe, testimet me RT-PCR, aktualisht kryhen vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë dhe në dy laboratorë privatë, derisa po parashihet që përveç Prizrenit në një të ardhme të afërt të mund të kryhen edhe në institute rajonale në Pejë, Prizren e Gjakovë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...