Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Rrezart Halili, në një intervistë për arbresh.info tha se 70% e stafit shëndetësor kanë kaluar virusin dhe mbi 60% e stafit janë vaksinuar.
Ai tha se QKMF-të janë ballafaquar me sfida të ndryshme, duke filluar me mungesë të stafit, për çka edhe ka ndikuar në kryerjen e punëve.
“QKMF-të Prishtinë janë ballafaquar me sfida të ndryshme gjatë pandemisë, ku breng kryesore ka qenë afektimi dhe infektimi i kolegëve tanë të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit, gjatë terë kësaj kohe dhe mungesa e punëtorëve në punë e sfidoj organizimin e punës. 70 % e stafit e kanë kaluar COVID-19 dhe 60% e stafit janë vaksinuar dhe kjo na jep një komoditet për të ardhmen. Ka qenë sfiduese edhe shkurtimi i disa QKMF-ve në fshatra për arsye të mobilizimit brenda në qytet ku është dashtë të tërheqim stafin shëndetësorë. Sfiduese ka qenë edhe mosnjohja e këtij virusi. QKMF-ja 7 në Kalabri, ka ofruar shërbim brenda ditës deri në 420 infuzione të cilat kanë qenë të përshkruara nga infektologet apo pomologët”.
Mbështetja e komunës së Prishtinës ka bërë që situata financiare të jetë e lehtë për ta, duke u ofruar shërbime qytetarëve dhe sidomos testet serologjike, që ai thotë se janë të kushtueshme.
“Qeverisja komunale ka bëre angazhimin e personelit shëndetësorë me kontratë mbi vepër dhe një pjesë dhe me një pjesë të Ministrisë së Shëndetësisë, ja kemi dal që të mos i mbyllim Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Por të ofrojmë shërbim për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, me përjashtim të disa fshatrave. Çështja financiare e QKMF-vë mund të them se kemi pasur përkrahje të vazhdueshme nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sa i përket menaxhimit të pandemisë”.
Në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Halili thotë se janë zhvilluar rreth 18 mijë teste serologjike, dhe 22 mijë teste rapid, për COVID-19.
“Në QKMF Prishtinë janë zhvilluar rreth 18 mijë teste serologjike, vlen të theksohet se përveç testeve serologjike kemi ofruar edhe analizën e didemerit një analizë e kushtueshme në sektorin privat, dhe deri më sot sipas informatave janë 8 mijë e 900 teste të didemerit. Edhe shërbimin e testeve rapide që është 22 mijë teste rapide në kemi ofruar shtatë ditë në javë, me kosto zero e cila sado pak ka ndikuar në kursimin e qytetarëve nga kjo kosto”.
Ai mes tjerash tha se rreziku më i madh është nga gjendja e pacienteve pas përfundimit të Covid-19, ku problemi kryesor do jetë shëndeti mendor i qytetarëve.
“Tani për momentin QKMF Prishtina ka gjetur një hapësirë që të ofrojë edhe shërbime virtuale për qytetarët e Prishtinës, me qëllim të shmangies së kontaktit të tyre me pacientët e tjerë që vinë në vizita shëndetësore në QKMF, pra është një risi, ku së fundmi jemi duke u munduar që të ofrojmë edhe këshilla të shëndetit mendor, ku unë e shoh si problem pas COVID-it që do jetë sindromi i shëndetit mendor”, përfundoi ai./A.Zeka/Arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen