Google ADS

QKMF-të ende pa vaksinën kundër gripit sezonal, MSh-ja thotë se do të pesëfishojë numrin  

08:19 | 19 Shtator 2020
L G

Në Kosovë janë siguruar 165 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. Por, ekziston shqetësimi tek qendrat e mjekësisë familjare se nuk do të furnizohen me kohë.

Kjo pasi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instuti Kombëtar i Shëndetësisë i janë kërkuar lista të personave që duhet të marrin vaksinën. Përveç kësaj ngarkese shtesë për personelin mjekësor, mjekët thonë se mund të ngritin edhe frustrimin e qytetarëve që pa dashje mund të mbeten jashtë këtyre listave, shkruan arbresh.info.

Aplikimi i vaksinës kundër gripit sezonal pritet të bëhet në fillim të muajit tetor, kur edhe fillon sezoni i gripave. Por, ky numër pritet të shumëfishohet pasi që do blihen edhe mbi 300 000 vaksina. Kështu thotë për arbresh.info, Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

“165 000 janë blere përmes UNICEF-it dhe në tetor vijnë pjesa tjetër ri-tenderohen dhe blihen qysh tani i kemi të siguruara 65 000 më shumë se vjet sasitë e para fillojnë me u nda në tetor prej 165 000 pjesën tjetër mbi 300 000 do të blihen në vijim. Por për dallim prej vitit të kaluar sivjet vaksinat do t’i kemi në tetor edhe sasitë janë pesëfishuar”, shprehet ai.

Hoti thotë se për dallim nga vitet paraprake, kur zakonisht i kanë marrë nga rreth 100 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, këtë vit është menduar të shumëfishohet numri i vaksinimit.

“Çuditërisht kurrkush se sheh anën pozitive  blerjen me të hershme se vjet me shumëfishimin. Viteve të kaluara maksimumi ka qenë 100 000”, deklaron Hoti.

Uka: Na kërkojnë hartim të listave, ngarkesë për personelin dhe pakënaqësi tek qytetarët

Ndërsa, Sami Uka, kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për arbresh.info thotë se  vaksinimi kundër gripit sezonal ende nuk ka filluar në QKMF, por na është premtuar që do të furnizohemi në fillim të tetorit.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal ende nuk ka filluar. Nëse do të ishte gjithçka në rregull tashmë do duhej të fillonte, por fatkeqësisht ne ende nuk jemi furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Na është premtuar që do të furnizohemi në fillim të tetorit, por nga mediat jemi informuar që tenderi për vaksina ka dështuar kështu qe ka rrezik që të shtyhet fillimi i vaksinimit. Shtyrja natyrshëm do të varet nga sigurimi i dozave te mjaftueshme që nuk varet nga ne. Neve na është kërkuar lista e personave me sëmundje kronike dhe mbi 65 vjeç që duhet vaksinuar me prioritet si parakusht për të na siguruar vaksinat. Kjo është praktike e re ne MSh dhe IKShPK që në esence mund të duket mirë por në fakt është përpjekje për të fituar kohë dhe justifikuar vonesën e sigurimit te vaksinave”, vlerëson Uka.

Ai thotë se zakonisht në Komunën e Prishtinës janë vaksinuar 10-11 mijë veta me këtë vaksinë çdo vit dhe besojmë që edhe sivjet një sasi e ngjashme do të na mjaftonte

“Mirëpo fatkeqësisht në mungesë të SISh-it dhe gjithashtu nen trysninë e barrës se punës që imponon pandemia nuk jemi në gjendje që të prodhojmë listat e kërkuara nga IKShPK dhe MSh ne mënyrë korrekte. Ndërkaq jemi shumë të vetëdijshëm që improvizimi i këtyre listave pos që do të prodhojë frustrim dhe mbingarkese tek personeli shëndetësorë do të prodhoje edhe shume pakënaqësi tek qytetaret që pa dashje mund te harrohen në këto lista”, ka thënë Uka.

Ndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2019 kanë qenë 16,000 raste të regjistruara me grip sezonal./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme