Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare numër 5 te posta në Komunën e Prishtinës, është bërë me tunel dezinfektues.
Dhurimi i këtij tuneli i cili është donacion nga organizata Humanity First dhe Shoqata AMJ, është bërë dje pasdite.
“Gjatë përurimit të morën pjesë zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, dr. Bujar Gashi, U.D. Zëvendës Drejtor i QKMF Dr. Spec. Rrezart Halili, përfaqësuesi i Humanity First dhe vullnetarë nga kjo organizatë.
Gashi në emër të drejtorisë që drejton dhe në emër të Komunës së Prishtinës falënderoi donatorin Humanity First për këtë dhurim të nevojshëm. Ndërsa Dr. Spec. Rrezart Halili në emër të QKMF-së falënderoi dhe shprehu mirënjohje për donacionin.
Humanity First dhe Shoqata AMJ me moton e tyre “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, gjithashtu falënderojnë për këtë bashkëpunim institucional Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës që i dha mundësinë për t’i dalë në ndihmë kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare. Sipas organizatës, nga ky donacion do të përfitojnë me qindra qytetarë që e vizitojnë këtë Qendër për nevojat e tyre”, thuhet në njoftim.
Tuneli dezinfektues përmban senzorë që aktivizohen në parahyrje të tij, dhe ndalet kur personi të kalojë tunelin. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...