QKMF-ja në Prishtinë sot merr emrin “Dr.Gani Demolli”

09:18 | 21 Qershor 2024
K.B

Komuna e Prishtinës njofton se sot do të bëhet përurimi i vendosjes së shenjës përkujtimore të Dr. Gani Demollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Në njoftimin për media bëhet e ditur se përurimi do të bëhet nga ora 14:00.

“Dr. Gani Demolli ishte mjek, humanist dhe atdhetar, i cili i kushtoi jetën organizimit të sistemit shëndetësor gjatë okupimit serb në periudhën 1990-1999. Ai udhëhoqi shërbimin shëndetësor të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, njofton Komuna e Prishtinës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme