Më rastin e pranimit të 1500 testeve, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë për këtë donacion dhe ka vlerësuar se përmes këtyre testeve do të lehtësojnë menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia.
Lladrovci ka shtuar se “bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Kosovë është në nivelin me të lartë të bashkëpunimit në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe u jam shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që më bëjnë në qëllimet e mira. Javën e kaluar, Drenasi doli në raportin e performancës në vendin e parë, dhe lajmi për pranimin e këtij donacioni tregon se Komuna jonë vazhdon me përkushtimin me të madh në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, Arsim Haxhiu dhe Drejtori i Qendrës Kryesore Familjare “Dr.Hafir Shala”, Ismet Bogiqi, kanë pranuar donacion nga Ambasada
Amerikane në Kosovës 1500 teste (rapide) për SARS-COV-2, të cilat teste do të shfrytëzohen për qytetarët e Komunës së Drenasit, me qëllimin e menaxhimit të pandemisë covid-19.
Gjatë kësaj jave, Ambasada Amerikane, do të dërgoj edhe profesionistët të cilët do të trajnojnë stafin e QKMF-së për përdorimin e rapid-testeve për identifikimin e SARS-COV-2./arbresh.info/
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...