QKMF e Podujevës do të blej 14 klima

16:25 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Komuna e Podujevës do të blejë klima.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se klimat do të blihen për nevojat e QKMF-së.

Numri i klimave do të jetë 14 copë ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 4 mijë euro, shkruan Arbresh.info.

E në të njëjtin njoftim thuhet se të gjitha kompanitë e interesuara mund t’i dorëzojnë tenderit deri më 10 dhjetor të këtij viti.

Ndërsa njëri nga kushtet për fitim e këtij tenderi është ofrimi i çmimit më të ulët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme