KRU ‘Hidrodrini’, Njësia Operative – Deçan nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka apeluar për qytetarët e Deçanit, të cilët furnizohen me ujë nga kjo kompani, që ujin të mos e konsumojnë për pije, shkruan arbresh.info.
Ky apel vjen si shkak i shumë ankesave për helmim, i cili dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga cilësia e dobët e ujit të pijshëm.
Ky apel i kompanisë mbetet në fuqi derisa të ndërmerren hapat e duhur në zbardhjen e rastit./arbresh.info/
Postimi:
“NJOFTIM ME RËNDËSI
KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Deçan
Pas disa shqetësimeve të shprehura sot të konsumatorëve të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë, APELON tek konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar që UJIN mos ta konsujnë për pije, deri në një njoftim të radhës.
Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme.
Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë”
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...