Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, në protestën para Qeverisë së Kosovës kërkoi që t’ju ndahen punonjësve të sektorit publik nga 100 euro, deri në miratimin e Ligjit për paga.
Por, kjo nuk është kërkesa e vetme e protestuesve.
“Pritëm dhe mund të presim por nuk mund të durojmë shpërfilljen dhe mos respektimin e profesionalizimit. Çimet kanë kapur majat e pagat rrinë aty ku ishin. Së shpejti do të përrallosen, dhe besoj fort. Kërkesat tona janë të arsyeshme dhe jo rënduese. Duam Ligjin për paga, që tani do të duhej të ishte para deputetëve për miratim, jo vetëm si emër e mbiemër, por që do të krijonte një sistem transparent të pagave për të pasqyruar dhe shpërblyer performancën në sektorin publik. Deri të ndodhë duam 100 euro paga shtesë. Është kërkesë e arsyeshme dhe minimale. Duam të hiqet kushti prej 15 viteve për njohjen e pensionit kontributdhënës. Askush nuk lodhet për sigurimet shëndetësor të të punësuarve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Hykolli.
Sipas, Rrahman Jasharaj, në emër të punonjësve të arsimit tha se nga 20 prilli do të ketë greva për këto kërkesa.
“Edhe në të ardhmen do të jemi në shkolla por nuk do të ketë mësim. Fajtori i vetëm do të jetë Qeveria e Kosovës”, deklaroi Jasharaj.
Ali Gashi, në emër të pjesëtarëve të policisë, po ashtu i kërkoi Qeverisë sigurimin shëndetësorë, përfshirë kërkesat tjera.
“Sa më parë të punohet për sigurimet shëndetësore. Policia ju ofron juve, kurse ata janë të pa siguruar. Kryeministër hapi dyert, dhe dëgjoje zërin e punëtorëve. Nuk jemi armiq, por jemi partner. Duam të mirën e të gjitha sektorëve në Kosovë”, deklaroi Gashi.
Edhe përfaqësues të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës kërkuan Ligjin për paga, sigurimet shëndetësore, për shkak të rritjes së çmimeve.
Në protestë ishin të pranishëm qindra protestues, dhe u paralajmërua se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, do të ketë protesta edhe më masive./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...