Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion –QIKA ka drejtuar një kërkesë për partitë politike garuese në këto zgjedhje.
Kjo organizatë konsideron që partitë politike duhet me çdo kusht të tejkalojnë kriterin ligjor që përcakton minimumin e përfshirjes së grave në lista zgjedhore.
QIKA kërkon që në paraqitje publike gjatë fushatës të ketë sa më shumë gra politikane, shkruan Arbresh.info.
“Emisionet ku ulen vetëm burrat e partive dhe flasin nga pozicioni i kryefamiljarit janë të papranueshme për neve. Poashtu kërkojmë nga partitë politike që aktivitetet partiake t’i realizojnë në hapësira publike e jo në ato forma tradicionale ku gruaja nuk ka vend. Është e nevojshme që të dëgjohet zëri i grave”.
Adresimi i plotë i QIKA:
DREJTUAR PARTIVE
Angazhimi i grave në jetën politike është ndër betejat e domosdoshme në luftën për barazi e drejtësi shoqërore. Ky angazhim, i strukturuar edhe përmes partive politike, kërkon rritje të pjesëmarrjes së grave në zgjedhje dhe organizim. Në anën tjetër, po aq të rëndësishme janë qëndrimet partiake për barazinë gjinore e sociale. Nga e kaluara dimë që subjektet politike kanë bërë minimumin në këtë drejtim, dhe kjo ka qenë sa zhgënjyese aq edhe revoltuese.
Ne kërkojmë nga partitë garuese në këto zgjedhje që para dhe gjatë këtij procesi politik të kenë parasysh këto çështje:
përjetojnë gratë në Kosovë. Anashkalimi i nevojave të grave nga projektet politike është shkelje e madhe e të drejtave të tyre.
QIKA do të përfshihet në këtë fushatë zgjedhore përmes vëzhgimit, kritikës dhe analizave nga perspektiva feministe. Adresimi i çështjeve gjinore duhet të jetë pjesë e pandarë e proceseve politike. Nuk ka zhvillim shoqëror pa përfshirjen dhe angazhimin e grave!/Arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...