Qielli sot ndryshe – Shfaqet aureola diellore në horizont

12:48 | 20 Prill 2025
E.H

Një aureolë rreth diellit është shfaqur sot në Gjakovë.

Aureola diellore është një fenomen atmosferik shumë interesant dhe relativisht i zakonshëm, sidomos në ditë të ftohta me prani të reve cirro (re të larta dhe të holla).

Ajo quhet halo diellore dhe është rezultat i thyerjes dhe reflektimit të dritës së Diellit në kristalet e akullit që ndodhen në atmosferë.

Prania e halo-s zakonisht tregon se në atmosferë ka lagështi në shtresat e larta, dhe shpesh është paralajmërues i një fronti të afërt, pra mund të ketë ndryshim të motit (p.sh. reshje brenda 24–48 orëve)./Arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni pamje nga aureola diellore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm