Google ADS

Qeveritarët serbë arrijnë në Veri të Mitrovicës

14:17 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit i Serbisë, Mladen Sharqevit, janë dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë që kanë ardhur në Mitrovicën e Veriut në ditën kur serbët po shënojnë përvjetorin e Betejës së…

Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit i Serbisë, Mladen Sharqevit, janë dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë që kanë ardhur në Mitrovicën e Veriut në ditën kur serbët po shënojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës të atij rajoni, Besim Hoti.

Hoti ka thënë për Express se të dy zyrtarët serbë kanë arritur në Veri të Mitrovicës në orës 11:00, por se ende nuk dihet nëse e kanë në agjendë të shkojnë edhe në Gazimestan, pasi arsyeja e ardhjes së tyre në Kosovë nuk është festa e Vidovdanit.

Ndërsa në Gazimestan afër Prishtinës, pelegrinë serbë janë mbledhur te monumenti që simbolizon “Betejën e Kosovës” të vitit 1389 për ta shënuar festën e tyre fetare, Vidovdanin.

Ata kanë ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë ndërsa Policia e Kosovës është duke bërë ruajtjen e rendit për ceremoninë fetare.

Serbë lokalë por edhe nga Serbia po marrin pjesë sot në manifestimin në Gazimestan.

Dje, MPJ bëri të ditur se e ka refuzuar kërkesën e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të marrë pjesë në festimin e Vidovdanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme