Qeverisë së Kosovës i kushtoi 17 mijë euro shpërblimi për shërbyes civilë

21:30 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

16 mijë e 800 euro është shuma e mjeteve financiare me të cilat Zyra e Kryeministrit i shpërbleu nëpunësit e saj civilë.

Pas disa ditë pritjeje, Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se janë gjithsej 56 shërbyes civilë të kryeministrisë që iu dhanë nga 300 euro për festat e fundvitit.

Të njëjtit nuk kishin pasur rritje të pagave me vendimin e 2017-s, kur kryeministri Ramush Haradinaj ia rriti pagën vetes në 2 mijë e 950 euro.

Zyra e Kryeministrit, shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare e ka arsyetuar si nevojë dhe ndihmë për nëpunësit civilë.

Po ashtu, në kërkesën e Zyrës për Buxhet dhe Financa drejtuar Zyrës së Kryeministrit Haradinaj, thuhet se dhënia nga 300 euro për shërbyesit civilë është konsideruar si dhuratë për festat e fundvitit.

Qeveria, këtë vendim të marrë më 26 dhjetor të vitit të kaluar, e cilëson si praktikë që është zbatuar gjatë viteve të fundit.

Por, Sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës, e ka cilësuar këtë vendim të Zyrës së Haradinajt si tentim për ta blerë paqen sociale.
se u shpërblyen me nga 300 euro, kjo sindikatë ka paralajmëruar se të hënën do të hyjnë në grevë njëorëshe brenda objektit të qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme