Ka mbetur më pak se një muaj kohë, deri në momentin kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur mandatarët e rinj për udhëheqjen e vendit.
Qeveria në largim e Isa Mustafës, duket se u zu në befasi nga rrëzimi, pavarësisht se kishte ditët e numëruara që nga 11 prilli, kur edhe u dekretua si president, kreu i deri atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi, raporton KTV.
Dhjetëra projekte mbetën në gjysmë, e shumë të tjera ishin tentativë.
Në mesin e këtij viti ishte paraparë që Qeveria e Kosovës të votojë koncept-dokumentin për krijimin e Agjencisë për veteranë, por burime të KTV-së thonë se çështja ka ngecur shkaku i zhvillimeve politike në vend.
Sidoqoftë, ministri i Punës në dorëheqje, Arban Abrashi, zotohet se para së të dorëzojë detyrën do të realizojë premtimin për themelimin e Agjencisë për veteranët, e po ashtu do të funksionalizojë edhe Komisionin për njohjen e statusit të të dhunuarve gjatë luftës.
Në mbledhjen e radhës Qeveria në largim ka miratuar koncept-dokumentin për qasjen në dokumente publike.
Kabineti qeveritar miratoi edhe koncept-dokumentin për Organizimin e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, i cili vendos opsione për zgjidhjen e problemeve që janë identifikuar në aspektin e organizimit të Administratës Publike, duke i mundësuar Qeverisë në këtë rast që të vendosë për zgjidhjen më të mirë të shpalosur në pjesën e rekomandimeve të këtij koncept-dokumenti.
Në Qeveri ka kaluar edhe koncept-dokumenti për Shërbimin Civil, i cili propozon zgjidhje për qartësimin e fushëveprimit të Shërbimit Civil, si dhe vendosjen e rregullave minimale për të punësuarit tjerë në sektorin publik.
3500 euro janë ndarë për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?