Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos dhe anëtarët e Bordit të drejtorëve të Komapnisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se në listën e ngushtë janë përzgjedhur 39 kandidatë, ku gjashtë prej tyre janë zgjedhur si anëtarë në Train-Kos në kuadër të Bordit të drejtorëve.
Si anëtarë të Bordit të Train-Kosit janë zgjedhur Jetmira Nuka, kryesuese, Vjollca Salihu, anëtare, Luljeta Lutfiu, anëtare, Ruzhdi Zeqiri, anëtar, Kimete Fazliu, anëtare, Afrim Bulluti, anëtar.
“Mandati i të emëruarve zgjat 3 vjet, natyrisht pasiqë t’i miratojmë ata. I emëruam si anëtarë në Tranikos në kuadër të bordit të drejtorëve atje”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, për sa i përket anëtarëve në listën përfundimtare janë përzgjedhur 11 kandidatë, ku në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se “për 1 anëtar të bordit të “KRU Mitrovica”, propozoj të emërohet Aurora Dinaj si anëtare”.
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit