Në mbledhjen e sotme të Qeverise së Kosovës, është marrë vendim që të obligojë shtetasit e Rusisë për pajisje me vizë për leje qëndrim në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaporta të rregullta, zyrtare, diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.
“Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, është shprehur ajo. /arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...