Google ADS

Qeveria vendos: Dy muaj paga shtesë për mësimdhënës

09:16 | 22 Janar 2021
M. A.

Qeveria e Kosovës është dakorduar me SBASHK-un  për të nënshkruar kontratën kolektive e cila përfshin disa benefite që SBASHK-u që disa kohë është duke i kërkuar.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se janë dakorduar që nga viti  2023 mësimdhënësve do tu paguhet rroga e 13, shujta dhe transporti, shkruan arbresh.info.

“I kemi dakordua të gjitha çështjet  në kuadër të kontratës kolektive duke i trajtuar të gjitha aspektet kryesore lidhur me kontrata e punës avancimin të drejtave të mësimdhënësve, kohën e punës e çështje të tjera që janë specifike për fushën e arsimit”, tha Hoti.

“Jemi dakodru të paguhet paga e 13 duke filluar nga viti 2023. I kemi caktu pagesën e shujtës ditorë dhe shpenzimet e transportit”, tha ai.

Po ashtu për mësimdhënësit do të ketë edhe shtesa për dy muaj. Shuma nuk u bë e ditur

“Në fund të shkurtit dhe në mars do të ketë pagesa shtesë për mësimdhënësit”, tha Hoti.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se nga ky vendim, nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsim.

“Hoti e beri të pamundurën të mundur që t’i dal në ndihmë mësimdhënësve për shtesat. Po ashtu falënderoj të gjithë komisionin për kontratën kolektive. Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme