Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë vendim që të vazhdojë subvencionimi për 591 specializantë me vetëfinancim, prej të cilëve 581 specializantë qytetarë të Kosovës, ndërsa janë shtuar dhe 10 specializantë që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ministri Vitia tha se kjo masë është në kuadër të veprimeve që po ndërmerr Ministria e Shëndetësisë me synim të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
“Ne mbesim të angazhuar që kjo masë dhe veprime të tjera të cilat do të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë që qytetarëve tanë t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore “, tha ministri Vitia, duke veçuar se kjo mbetet një prej objektivave të Qeverisë në kuadër të rritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve në sektorin publik të shëndetësisë.
Ndërkaq, Vitia, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë gjithashtu bëri të ditur se paga e 10 specializantëve nga vendet fqinje do të jetë e njëjtë me 581 specializantët nga Kosova./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...