Zyra e Kryeministrit u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës 9 Majin, Ditën e Evropës.
Me anë të një komunikate për media, ZKM ka kujtuar deklaratën e ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman i cili për herë të parë foli për idenë e Evropës
“Paqja botërore nuk mund të ruhet pa ndërmarrjen e përpjekjeve kreative në proporcion të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë atë”, ka thënë Schuman
E në sfidat me të cilat po përballet tashmë Evropa, uniteti dhe paqja janë domosdoshmëri për një të ardhme të lire, demokratike e prosperuese.
“Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri riafirmojmë projektimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vetëm gjatë vitit të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian. Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, mund të ndihen tashmë më afër Evropës. Kosova gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së, në një proces të pakthyeshëm. Urime të gjithë qytetarëve Ditën e Evropës!”, thuhet tutje në kumtesën për media./Arbresh.info.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...