Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ua ka vazhduar mandatin kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, atij të Agjencisë Kosovare për Standardizim, kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj i është vazhduar mandati për 3 vjet, sekretarit të Përgjithshëm të MZHE-së, Nazmi Zenelaj i është vazhduar po ashtu mandati për 3 vjet, shkruan arbresh.info.
Edhe kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci dhe atij të Agjencisë Kosovare për Standardizim u është vazhduar mandati edhe për 3 vjet./Arbresh.info.
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...