Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi muaj më parë, arriti të ratifikohej pas një aneks-marrëveshje të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez, Filip Vujanoviq.
Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur para më shumë se 4 muajve, dy presidentët ishin dakorduar që pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion nga të dy shtetet, të rishikohen kufijtë dhe të mund të korrigjohen dhe korrektohen sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit.
Tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ekzekutivi njofton se ka lëvizje në drejtim të rishikimit të vijës kufitare.
Ata kanë bërë të ditur se Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërore të Kosovës tashmë kanë hartuar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlepit dhe Çakorrit.
“Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Kosovës ka hartuar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlepit dhe Çakorrit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë dhënë për Indeksonline.
Sipas tyre, pas krijimit të trupave të përbashkët në afat optimal do të nisë ky proces.
“Pas krijimit të trupave të përbashkëta ndërshtetërore në afat optimal do të nisë ky proces shumë i rëndësishëm për vendin”, thuhet më tej në përgjigje.
Ndryshe, duhet cekur se arritja e kësaj aneks marrëveshje mes presidentëve të dy vendeve bëri që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate të votonin pro ratifikimit të Demarkacionit.
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë ske...
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Përurohet fluturimi i parë për Amsterdam nga Aeroporti “Adem...
Si u shemb mbrojtja e Juventusit pas lëndimit të Bremerit
Mbetjet e dyshuara të rrezikshme pritet të rikthehen në Shqi...
Rezi pyet Gresën: Çfarë ke që je qetësuar këto dy ditë?