Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radiologjisë. 8 Nëntori, njihet si dita kur Uilhem Conrad Rontgen zbuloi ekzistimin e rrezeve X në vitin 1895, është ditë e prezantimit të këtyre vlerave të imazheve mjekësore.
Bujar Gjikolli, radiolog, tha se 8 Nëntori është ditë me rëndësi në fushën e mjekësisë. Ai ka folur për historikun e kësaj dite dhe për të se si është arritur të bëhen paraqitjet vizuale të trupit.
“Kjo fushë ka të bëj me ta arriturat e fizikës. Zbuluesi e ka quajtur me të panjohurin X. Por më vonë është quajtur Rontgen për shkak të zbuluesit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai vlerësoi se kjo fushë ecë me zhvillimet teknologjike. Por sipas tij është pak e shtrenjtë.
“Një aparat kushton shtrenjtë, duhet kohë deri sa të blihet. Ne presim që vitin e ardhshëm të investohet në këtë fushë nga qeveria. Kemi nevojë për teknikë të re”, tha ai.
Sipas tij, ka pasur përparim në shërbime, pasi që ka zvogëlim të pritjes për fotografim për rezonancë magnetike.
Gjikolli bëri me dije se Kosova ka krijuar në këtë fushë kuadër.
Ai tha se ka interesim për të specializuar në fushën e radiologjisë.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj