Qeveria e Kosovës sot do të ndajë mjetet financiare për familjet në Hjuston, raporton arbresh.info.
“Shqyrtimi i kërkesës së Presidentit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare, në ndihmë për familjet amerikane të prekura nga uragani Harvey në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” është pika e tretë e rendit të ditës të siguruar nga arbresh.info.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të thirrur për në orën 16:00 do të merret vendim qeveritar edhe për dakordimet që kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë për shpronësim, për nevoja të KEK-ut./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...