Qeveria e Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt në orën 14:00. Në këtë mbledhje ku në rend dite janë 17 pika do të shqyrtohen një sërë propozimesh, në mesin e tyre edhe ” Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-173 për Financimin e Subjekteve Politike”
Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i projekt rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe kërkesa e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarje të buxhetit shtesë.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës
2. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-173 për Financimin e Subjekteve Politike
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Produktet Biocide
4. Shqyrtimi i Projekt Rregullores për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
5. Shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Teatrot
6. Shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Valën e Racionalizimit dhe Vendosjes së Vijave të Llogaridhënieve për Agjencitë të cilat Funksionojnë në Kuvendin e Kosovës
7. Shqyrtimi i Kërkesës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit për ndarje të buxhetit shtesë.
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.11/64 të datës 16 dhjetor 2015
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme (ish shoqërore KBI “Ereniku”) të cilat preken nga realizimi i Projektit- Ndërtimi i “Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane”, Zona Kadastrale Gjakovë, Komuna Gjakovë
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim të pronës së paluajtshme nr.532-2 të ish Radio Televizionit të Prishtinës, për realizimin e projektit për ndërtimin e fushës së sportit “Stadiumi Sintetik” për nevoja të qytetarëve të Komunës së Drenasit
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme dhe “Objektit Afarist- Përdhes” ish Barnatorja e qytetit në Prishtinë për nevoja të akomodimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.08/33 të datës 28 shkurt 2018, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin nr.17/38
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e lartësisë së kompensimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh.A/NKEC
14. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2017, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
15. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes për shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital si dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Belgjikës
16. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së financimit për Projektin e Forcimit të Sektorit Financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
17. Të ndryshme
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz