“Qeveria sot i tha PO demarkacionit”

18:28 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ish-zv/ministër në Qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar nga Hashim Thaçi

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur kryeministrin Haradinaj, “cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?”

Postimi i plotë i Gecajt:

“Kryeministër, hi syve popullit nuk mundesh me ju hedhë, pa marrë parasysh se çka mund të mendosh ti për ta! Sot aprovuat marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi. Për të shkuar në Kuvend, ai ligj duhet nënshkruar nga ju Keyeministër. Kuvendi voton ligjin, jo raportin, pasi që raporti nuk është marrëveshje ndërshtetërore, dhe për pasojë nuk i nënshtrohet votimit të Kuvendit. Na trego Kryeministër cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?”, (sic.), ka shkruar Gecaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme