Projektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit të viteve të 90-ta pas shumë përpjekjeve të punëtorëve të arsimit ka kaluar në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë së Kosovës.
Por ky projektligj nuk është parë si mënyra e duhur për kompensimin e mësimdhënësve për punën e bërë në vitet e 90-ta.
Sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) ky projektligj ka një kosto të madhe për buxhetin dhe do ndikojë në kufizimin e të ardhurave për arsim.
Por në një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit për indeksonline, ceket se opinionet e FMN-së janë parimore por nuk ka një kualifikim të kostos buxhetore.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me FMN-në. Opinionet e FMN-së janë parimore, por nuk ka kualifikim të kostos buxhetore”, kanë potencuar ata.
Sipas tyre, Ministria e Financave e ka bërë vlerësimin e kostos buxhetore për çdo ligj që procedohet në Kuvend, kurse ligji mund të aprovohet për implementim në vitin 2019.
Ndërsa, thuhet se për vitin 2018, Ministria e Financave e ka vlerësuar me koston prej 6.738.000 euro.
“Ministria e Financave e bënë vlerësimin e kostos buxhetore për çdo ligj që procedohet në Kuvend. Ligji mund të aprovohet me një datë të ardhshme për implementim, p.sh nga viti 2019. Për këtë vit, Ministria e Financave ka vlerësuar koston prej 6.738.000 euro”, u theksua në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Indeksonline.
Kurse, një kosto e tillë prej tyre po konsiderohet të jetë krejtësisht e përballueshme për buxhetin e Kosovës.
Kujtojmë që në mbledhjen e qeverisë ku u vendos për këtë çështje, ministri i Financave, Bedri Hamza, votoi kundër, kurse edhe tre ministra tjerë abstenuan.
Ndryshe, ky projektligj parasheh pensione të veçantë për disa kategori të punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, siç janë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë, personeli administrativ dhe teknik i shkollave.
Përfituesit e këtyre benificioneve do të ndahen në dy kategori, ku e para përfshinë ata që kanë shërbyer mbi 5-10 vite me 75% të pagës bazë dhe në kategorinë e dytë ata që kanë shërbyer nga 1-5 vite me 65% të pagës bazë.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...