Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, për ofrimin e ndihmës humanitare dedikuar popullit të Ukrainës, viktima të agresionit ushtarak rus.
Marrëveshja është nënshkruar nga zv. sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës z.Behar Isma, dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.
Kjo marrëveshja e pason vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndarjen e 100 mijë eurove për blerjen e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës, kërkesë kjo e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Me këtë marrëveshjet palët janë dakorduar që Shoqata Bamirëse “Nënë Tereza” të bëj përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës, dhe më pas, me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndaj këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.
Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime. Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës, dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.
Zv.Sekretari Isma dhe Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe janë shprehur të lumtur që Republika e Kosovës do të kontribuojë sado pak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse./arbresh.info/
Qindra protestues duan 100 euro shtesë| Paralajmërohen protesta edhe më masive
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...