Edhe pse ende jemi në muajin e tretë të vitit, qeveria e Kosovës ka shpenzuar gati gjysmën e rezervës shtetërore nga Buxheti i Kosovës.
Shqetësimin e ka ngritur vet ministri i Financave por një gjë e tillë po kritikohet nga opozita dhe njohësit e çështjeve ekonomike. Sipas tyre kjo mund të t’a dërgoj vendin në një jo stabilitet ekonomik:
“Duhet me pas kujdes, pasi që gjendja e rezervës është duke shkuar kah fundi”- Ky ka qenë paralajmërimi nga vet ministri i Financave Bedri Hamza në një mbledhje të qeverisë se rezerva shtetërore është duke u shpenzuar.
Sipas zëdhënësit të ministrisë së financave Muharrem Shahini, në ligjin e buxhetit për këtë vit janë paraparë 4 milionë e 800 mijë euro për rezervën shtetërore. Në një përgjigjeje për Radio Kosovën, Shahini tha se Qeveria e Kosovës prej janarit 2018 deri më 8 Mars të këtij muaji ka shpenzuar rreth 2 milion e 77 mijë euro.
Shpenzimi në këtë formë i parasë publike, po kritikohet edhe nga opozita. Lumir Abdixhiku nga LDK, që është edhe kryetar i komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, tha për Radio Kosovën se rezervat shtetërore janë ndarë në mënyrë kaotike, pa ndonjë kriter apo arsye të caktuar.
“Ne kemi parë edhe në vitin e kaluar se qeveria ka shpërndarë para krejtësisht në mënyrë të parregullt edhe pa ndonjë kriter, pra në formë krejtësisht kaotike aksidentale, aty për aty. Natyrisht kemi parasysh shqetësimet tona dhe këto shpenzime dhe kjo formë e qeverisjes po vazhdon edhe këtë vit. Për neve është shqetësuese që në muajt e parë të vitit pothuajse shpenzohet tërësisht rezerva shtetërore”.
Abdixhiku tha se për këtë arsye duhet një raportim nga vet ministri i financave:
“Ne do të ngrisim këtë çështje kam paralajmëruar të kërkoj raportim të ministrit të financave, si përfaqësues i qeverisë për të parë se ku janë shpenzuar këto mjete dhe për të parë mundësinë e parandalimit të shpenzimit të tyre në formën se si po bëhet tani. Besoj se është një alarm kur shpenzohet paraja në mënyrë të papërgjegjshme pa llogari dhe pa ndonjë analizë”.
Edhe Ejup Gojnovci njohës i çështjeve ekonomike thotë se kjo paraqet rrezik për jostabilitet ekonomik për vendin. Ai tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese se në rast të situatave emergjente, vendi nuk do të ketë mundësi t’i menaxhojë ato:
“Shpenzimi i mjeteve publike, pa kontroll gjithmonë paraqet rrezik për shtetin, për shoqërinë, dhe një mundësi që vendi të mos jetë stabil edhe ekonomikisht dhe në raste, sidomos të nevojave të veçanta që mund të paraqitën, atëherë të mos ketë mbulim të mjaftueshëm financiar, apo të mos ketë mundësi që t’i menaxhojë situatat e caktuara”..
Në bazë të ligjit për Buxhet, rezervat shtetërore mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara, siç mund të ndodh në rastet e fatkeqësive apo diçka tjetër, që nuk janë paraparë me buxhet.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...