Qeveria serbe thotë se pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Serbia do të vazhdojë të marrë kritika nga KE-ja

12:11 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Përderisa nuk zgjidhet çështja e Kosovës, Serbia do të marrë kritika në raportet e Komisionit Evropian dhe nuk do të ketë përparim të shpejtë të cilin e meritojmë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviq, në një prononcim për mediat serbe pas një forumi punues të mbajtur atje me temën “Serbia-Rusia”, transmeton Koha.net.

Ajo ka vlerësuar se çështja e Kosovës është çështja mbi të gjitha çështjet dhe se ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e Serbisë, ndërsa ka shfaqur shpresën se kjo çështje do të zgjidhet me kompromis.

“Raport i ri, kritika të vjetra, lavdërime të vjetra”, ka vlerësuar ajo raportin e fundit të progresit nga KE-ja për Serbinë.

Mihajlloviq ka shtuar se raporti ka njohur disa përparime, siç është fusha e ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme