Fabrika metalurgjike në Drenas ka më shumë se një muaj që kur nuk është duke prodhuar, ndërsa punëtorët nuk janë duke punuar deri në përmirësimin e gjendjes aty.
Para disa javës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me sindikalistët e Ferronikelit tha se do tua jep 2 milionë si formë e rimbursimit.
“Janë dy milionë që duhet me rimbursuar, një herë ajo paguhet, por rikthehet në buxhetin nacional. Besoj do të gjendet zgjidhja, sepse bëhet fjalë për 820 punëtorë, diku 550 mijë euro ishin për paga, për një muaj, e janë dy muaj në pyetje, andaj besoj se do të gjendet zgjidhja”, ka thënë Haradinaj.
E kryeministri këtë fjalë e ka mbajtur. Qeveria e Kosovës tashmë ka rimbusuar fabrikën Ferronikel në Drenas me mbi 400 mijë euro.
Në një përgjigje të Qeverisë dhënë për Indeksonline thuhet se Ferronikelit para dy javësh i është rimbursuar kjo shumë e parave.
“Në buxhetin e Kosovës për çdo vit parashikohet shuma e mjeteve për rimbursim. Nuk ka nevojë për shpenzime sepse ato zbriten automatikisht nga të hyrat në ATK dhe Dogana. Rimbursimi nuk është borxh por proces. Feronikelit para dy javësh i janë rimbursuar mbi 400 mijë euro. Kërkesat në vijim shqyrtohen dhe realizohen pas vlerësimit të arsyeshmërisë nga ana e ATK-së dhe Doganave”, thuhet në një përgjigje elektronike për redaksinë.
Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e sindikatës së Ferronikelit, Fehmi Nikën për të kuptuar nëse punëtorët janë paguar për borxhin që kompania iu ka mbetur për dy muaj.
Ai ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët dje janë paguar për muajin mars, ndërsa pritet që edhe rroga e prillit të merret në javën e ardhshme.
Madje, pagën e marsit e kanë marr me rritje ashtu sic ka qenë marrëveshja.
“Të gjithë punëtorët dje i kanë marr pagat e marsit kurse pritet edhe rrogat e prillit t’i marrin në javën e ardhshme. Për ne si sindikatë është shumë e rëndësishme që çështja e pagave të kryhet, pasi ka të bëjë me interesin e punëtorëve. Pagat i kanë marr me rritje ashtu siç ka qenë marrëveshja sindikatë-menaxhment që rrogat nga një marsi të merren me rritje, ka deklaruar Nika.
Pavarësisht se ata tashme njëra pagë i është kthyer, nuk dihet se kur do të kthehen në vendet e punës. Kjo për shkak se prodhimi ende nuk ka nisur.
“Sa i përket startimit të prodhimit është përgjegjësi e menaxhmentit. Kështu që ne shpresojmë që se shpejti të startojmë”, ka shtuar ai.
Punëtorët janë shprehur të kënaqur që njëra nga pagat e mbetura borgj i është kthyer, mirëpo ata shpresojnë që të nisin punën me të cilën ata mbajnë familjet e tyre.
Ndryshe, tashmë janë bërë 1 muaj që kur kjo fabrike ka ndërprerë prodhimin, ndërsa ende nuk dihet se kur do të nis.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...