Ministri i Punëve të Brendshme serb, Nebojsha Stefanoviq një ditë më parë bëri me dije se do të ngritët aktakuzë ndaj gjithë atyre që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
Stefanoviq ka thënë se Prokuroria për Krim të Organizuar ka nisur hetimet rreth këtij rasti.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim dhe nuk do të hiqet dorë derisa fajtorët të sillen para organeve tona”, deklaroi Stefanoviq, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, Qeverisë së Kosovës më nuk po i bëjnë përshtypje deklaratat dhe kërcënimet e zyrtarëve serbë.
Kreu i Ekipit Negociator me Serbinë, njëherit edhe këshilltar i kryeministrit, Avni Arifi ka thënë për lajmi.net se ka ardhë koha që Serbia ta ndryshoj politikën ndaj vendit tonë.
“Duhet të theksojmë se Serbia ende nuk e ka kuptuar se askujt në Kosovë nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e tyre. Ndoshta ka ardhë koha që të ndryshojë politika e tyre ndaj Kosovës”, ka thënë Arifi.
Ish-drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj janë disa nga emrat e përfolur ndaj të cilëve pritet të ngrihet aktakuzë.
Marko Gjuriq u arrestua në fund të muajit të kaluar në Mitrovicën veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa leje të autoriteteve vendore.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...