Ekonomia shqiptare po vdes për shkak se po plaçkitet nga kryeministri Rama dhe një grusht oligarkësh.
Përveç kësaj, qeveria Rama ka filluar që përmes aparatit shtetëror të shantazhi të pengoj biznesmenët kosovar të operojnë në Shqipëri.
Tani kur jemi në kulmin e sezonit verore në bregdetin shqiptar, qeveria Rama përmes inspektorëve të shtetit ka filluar të mbyll Hotelet dhe Restorantet e kosovarëve që po operojnë në bregdetin shqiptar.
Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit të përhapur, veçanërisht në PPP dhe prokurime, mungesa e shtetit ligjor dhe e konkurrencës.
Sipas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Rama u bën shantazh investitorëve të huaj të bashkëpunojnë me klientët, nëse duan të investojnë në Shqipëri. Prandaj, Shqipëria nuk ka investime të huaja.
Kombinimi krim+ekonomi e fortë është një mine me sahat qe duhet çaktivizuar sa me parë që të mos shkreptijë gjithçka.
Qeveria Rama mbyll Hotelet dhe Restorantet e kosovarëve
Mbyllen disa hotele të kosovarëve në Shqipëri. Tek vija bregdetare Shkëmbi i Kavajës ka 10 vite që ka operuar dhe funksionuar Hoteli “Brumar”.
Ky biznes me pronar një kosovar është mbyllur për 30 ditë. Deri tek ky veprim autoritetet tatimore në Shqipëri kanë ardhur duke pretenduar se këto biznese nuk kanë lëshuar kuponët tatimor.
Gjë e cila është mohuar nga pronari kosovar që operon tash e sa vite në Shqipëri.
Në Kosovë operojnë 930 biznese nga Shqipëria, kurse në Shqipëri nga Kosova 600
Numri i bizneseve nga Shqipëria të regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2016 është dyfishuar krahasuar me vitin 2015, ku numri i bizneseve të regjistruara në Kosovë raportohej të ishte 80.
Të dhënat janë bërë publike nga kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku ndër të tjera tha se në Kosovë operojnë 930 biznese nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova.
Sa i takon, eksporteve dhe importeve për periudhën janar-shtator, eksportet e Shqipërisë u rritën mbi 15 mld lekë, ndërkohë që importet nga Kosova në 9 muajt e parë arritën në 6.1 mld lekë.
Në Kosovë “lulëzojnë” bizneset e mëdha shqiptare
E fabrika më e madhe metalurgjike në Kosovë, është blerë NKL Limited, pjesë e Balfin Group me pronar miliarderin shqiptar, Samir Mane.
Po ashtu, biznese të tjera të mëdha që operojnë qe kohë të gjatë në Kosovë janë edhe kompania e sigurimeve “INSIG”.
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt