Qeveria thotë se këto të dhëna janë një tjetër dëshmi, që taksa prej 100 për qind ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, në asnjë formë nuk prek qytetarin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër tij. Për më tepër, ligjet në fuqi dhe Kushtetuta e vendit u garanton atyre të drejta të avancuara edhe karshi këtij aspekti ekonomik.
Në kategorinë e donacioneve, gjegjësisht në natyrën e mallrave humanitare janë të përfshira mallrat si në vijim: miell, misër, ushqimet, mallrat higjienike dhe sanitare, medikamentet dhe pajisjet mjekësore, naftë dhe derivatet e naftës për ngrohjen e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe kishave), pelet për ngrohje, etj.
Dogana e Kosovës përgjatë periudhës pas hyrje në fuqi të masave mbrojtëse ka trajtuar dhe aprovuar donacionet sipas kërkesave nga katër komunat veriore dhe Kisha Ortodokse Serbe në vijim:
Po ashtu, janë trajtuar lirimet e parapara për bagazhin privat të udhëtarëve Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109) që nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale në vlerën e mallit deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa.
Për periudhën 10 ditore kanë qenë mbi 50 raste të ndryshme (kryesisht mallra ushqimore) me bagazh personal të cilat janë liruar nga obligimet;
– Pika Kufitare e Kosovës, Jarinje – rreth 20 raste
– Pika Kufitare e Kosovës, Dheu i Bardhë – rreth 25 raste
– Pika Kufitare e Kosovës, Merdare – rreth 10 raste.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...