Google ADS

Qeveria propozon lirimin e pagesës së semestrit në nivelin Bachelor dhe Master

14:54 | 12 Shkurt 2021
A. B.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj kanë propozuar që të lirohen nga pagesat e semestrit veror të gjithë studentët në nivelin Bachelor dhe me 50% lirim pagese për nivelin Master.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënesja e kryeministrit në detyrë, Antigona Baxhaku për portalin arbresh.info

Baxhaku ka folur për propozimin e qeverisë, dhe ka deklaruar se vendimi do të merret gjatë ditës së sotme, pasi Qeveria është duke mbajtur një takim online.

“Është duke u mbajtur takimi i Qeverisë ku është propozuar lirimi i pagesës për studentët e Universiteteve Publike, është propozuar që studentet në nivelin Bachelor të lirohen nga pagesa për semestrin veror, ndërsa ata të nivelit Master të lirohen me 50%”- ka thënë Baxhaku.

Zëdh֝ënësja tutje tregoi se mbledhja e Qeverisë përfundon në orën 19:00. /arbresh.info/

Të ngjashme