Google ADS

“Qeveria pronare, punëtorët në rrugë”: Punëtorët e Lotarisë kërkojnë miratimin e ligjit

11:44 | 25 Tetor 2021
Arbresh.info

Punëtorët Lotarisë së Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet kësaj proteste ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke kërkuar nga Qeveria për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruan: “Qeveria të merr përsipër pagat”, ” Edhe fëmijët tanë e duan jetën”.

Deri tani protesta ishte e qetë, ekipet e Policisë së Kosovës po monitoron nga afër gjendjen. /arbresh.info/

Të ngjashme