Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtoj vendimin për pezullimin e përkohshëm të vizave hyrëse ndaj shtetasve të Ukrainës, që do të hyjnë në Kosovë shkruan arbresh.info.
“ Shqyrtimi i Propozim- vendimit për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave hyrëse ndaj shtetasve të Ukrainës që do të hyjnë në Republikën e Kosovës, sipas pikës 6 të Vendimit nr.15\158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë nr.08\167 të datës 22.01.2014 dhe vendimin nr.14\55 të datës 06.07.2018( MPJD)”./arbresh.info/