Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku pritet të shqyrotohet edhe Propozim-vendimi për shpalljen e datës 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
Po ashtu, Qeveria do të shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programi Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.
“Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar dhe shqyrtimi i Draftit të Programit të Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas njoftimit, pikat tjera do të jenë shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A, shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”, shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë Zahaq, Segmenti Dolle-Ramun dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh”, përfundon njoftimi i qeverisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...