Qeveria prezanton masat e reja, ndër to shtyrja e pagesave të kredive dhe tatimeve

14:42 | 15 Mars 2020
A Z

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë një konference për media, pas takimit me Odat Ekonomike të Kosovës, ka treguar masat e reja që do t’i prezantohen Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se janë takuar me odat kryesore ekonomike, dhe takimi është vazhdimësi e asaj që ishte dje, ku kemi folur për masat që duhet t’i ndërmarrë qeveria me rastin e koronavirusit.

“U dakorduam për një listë të masave, si: 1. Për të lehtësuar transportin e mallrve që vijnë në Kosovë, Minisria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunat të hyjnë në Kosovë që kanë shofer shtetas të vendeve të tjera. 2. Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshm dhe këtë plan ia propozojnë qeversë për miratim ku në mes tjerash specifikohen masat që duhen të ndërmerren dhe buxheti përkatës përfshirë këtu edhe sasinë që mund të blihen nga ana e qytetarëve. 3. Ministria e Financave, Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset sjellin një plan për miratim për mbështetje të bizneseve. 4. Shtyhet afati për deklarimin e publikimeve tatimore deri me 30 prill. 5. BQK në konsultime me bankat udhëzohen që të përgatisin një plan operativ për funksionim të sistemit financiar për të përballuar situatën. 6 Ministria e Ekonomisë bashkë me ndërmarrjet publike të ndritin komitetin dhe të përgatisin planin e veprimit. 7. Ministria e Ekonomisë do të mbikëqyr punën e KEK, KOSST-it dhe KEK-ut për furnizim të qytetarëve me energji elektrike. 8. Ndërmarrjet që ofrojnë shërbime të internetit dhe telefonist ë sigurojnë funksion të rregullt me qellim të informimit të rregullt të qytetarëve. 9. Shtyhet deri me 30 prill 2020 pagesa e të gjitha obligimeve për shërbimet publike, ujë, ngrohje dhe mbeturina”, tha Hoti.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/489031988645620/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme