Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka filluar interpelanca e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, shkruan arbresh.info/
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se qytetarët kanë paguar 53 milionë euro që nga viti 2012 për katër komunat serbe në Veri.
Ajo ka thënë se qeveria ka filluar të ndaj para për të paguar energjinë elektrike për serbët në veri.
“53 milionë që nga viti 2012. 8 milion në vit që janë paguar nga qytetarët për energjinë elektrike në katër komuna në veri”
“Situata e krijuar nuk është aspak e mirë, pasojat janë shumë të mëdha. Pjesa e veriut vazhdon të furnizohet nga KOSTI në vëri”.
“Sot KOSTTi është në një situata të rëndë sepse vazhdon t’i furnizoj 4 komunat e veriut. Faturat e tyre humbin sepse nuk i paguan askush”.
“Nuk ka asnjë kuptim me vazhdu me marrëveshje të tjera nëse Serbia nuk i respekton marrëveshjet deri me tani”.
“Qeveria ka filluar të ndaj para për pagimin e energjisë elektrike në veri. Kjo është e njëjtë”./Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?