Ditë më parë Qeveria ka vendosur reciprocitetin kundrejt mallrave serbe që hynë në Kosovë.
Ky vendim erdhi si mungesë e mos respektimit të vendimit të 31 marsit për dokumentet në të cilat nuk është respektuar emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë në Detyrë, Përparim Kryeziu.
Ai tha se është formuar një grup punues ndërinstitucional i cili është duke monitoruar dhe po vlerëson masat e reciprocitetit.
Kryeziu theksoi se nga tani e tutje asnjë maunë nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa plotësuar kriteret e kërkuara nga Qeveria.
Ai tha se Qeveria do të zbatojë reciprocitetin e plotë me Serbinë derisa tha se masat do të shtohen varësisht sjelljes së Serbisë.
“Vendimi i parë për fillimin gradual të reciprocitetit me Serbinë janë marrë me datën 31 mars ku kishte paraparë që në dokumentet fito sanitare dhe sanitare si dhe dokumentacionet përcjellëse të respektohet emërtimi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi identifikuar se republika e Serbisë ka ndryshuar qasjen sa i përket këtyre dokumentacioneve duke kushtëzuar përdorimin e emrit Republika e Serbisë. Mbi këtë bazë dhe me qëllim të vendosjes së reciprocitetit ne kemi vendosur me vendimin e qeverisë të datës 30 maj që dokumentet sanitare dhe fito sanitare duhet të përdorin emrin Republika e Kosovës”
“Tash e tutje asnjë kamion apo maunë nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës për aq kohë sa nuk ka një referim të Republikës së Kosovës me emrin Republika e Serbisë. Ne sapo kemi vazhduar me masat e reciprocitetit dhe nuk ka një planifikim që ato të largohen por të shtohen në varësi me sjelljen e republikës së Serbisë dhe në varësi me gjetjet e reja të grupit punues ndërinstitucional i cili do të argumentojë dhe propozojë masa të reja të reciprociteti” shtoi Kryeziu.
Qeveria mori vendim edhe për rihapjen e kufijve tokësorë, për të cilët tha Kryeziu se është shtuar numri i mjekëve dhe policëve doganor si shkak i fluksit të madh të qytetarëve.
Sipas Kryeziut, të gjitha ata që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë një rezultat valid të testit me Coronavirus jo më të vonshëm se katër ditë dhe ata të cilët nuk e posedojnë një test të tillë duhet të hyjnë në vet izolim.
“Ditën e djeshme ka qenë dita e parë e hapjes së kufijve tokësorë përkatësisht gjashtë pikave kufitare, ku ka pasur fluks të madh të qytetarëve dhe vonesa të cilat janë shkaktuar si rezultat kanë qenë për arsye të fluksit dhe jo për shkak të parregullsive, në përputhje me fluksin e madh autoritetet tona kanë shtuar numrin e mjekëve, policëve doganor”
“Të gjitha ata që hyjnë në Kosovë, ata që arrijnë të dëshmojnë se kanë një rezultat valid të testit me Coronaviurs jo më të vonshëm dhe më të vjetër se 4 ditë dhe ata të cilët nuk e posedojnë një test të tillë e të cilët duhet të futen në vetizolim. Pra Republika e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme që edhe në momentin e hapjes së kufijve të bëhet ruajtja e shëndetit publik sepse rreziku ende nuk ka kaluar”, u shpreh Kryeziu./EO/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...