Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se dalja e Listës Serbe në opozitë nuk do ta lëkundë Qeverinë.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës, duke shtuar se asnjëra prej partive politike shqiptare nuk e ndien veten komode të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
“Tani për tani as partnerët tanë nuk i mirëpresin zgjedhjet e reja dhe nuk mendoj se ato mund të ofrojnë zgjidhje”, ka thënë Pajaziti, i cili e ka ftuar Listën Serbe të reflektojë dhe ta marrë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët serbë të Kosovës në zgjedhje.
Sipas tij, ky subjekt politik, me veprimet në ditët e fundit, po e defaktorizon veten./epoka e re/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...